Zgjedhja e presidentit të Kosovës, dështon raundi i parë i votimit!
E Shtunë 3 Prill 2021, 21:09
Dritare.net
Raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës ka dështuar. Në garë për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja. Në sallën e Kuvendit të Kosovës janë 82 deputetë, por vetëm 78 prej tyre morën pjesë në votim. Sipas Kushtetutës të Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të jenë pjesëmarrës të paktën 80 deputetë./M.M-dritare.net