Zbulohet altari romak i shekullit III pas Krishtit në Drenas!
Dritare.net
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të shtunën ka njoftuar se në Kalanë e Vuçakut në Drenas është zbuluar një altar romak i gjysmës së parë të shekullit III pas Krishtit.
"Vetëm pak kohë pas fillimit të gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Vuçakut në Drenas, tashmë kemi zbulimin e parë tejet të rëndësishëm. Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr).
Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë", shkruan ministri./L.F-dritare.net