Vuçiç uron Begajn: I bindur se do zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”!
Dritare.net
Reagimet dhe urimet,kanëq enë të shumta pas votimit në Kuvendin e Shqipërisë të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.
Nuk ka munguar edhe urimi nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili shçrehet i bindur se do të zhvillojnë marrëdhënie të mira dhe një bashkëpunim ekonomik që do t’i shërbejë më shumë qytetarëve.
“Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë dhe ju uroj që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur se do të zhvillojmë marrëdhënie të mira dhe miqësore dhe bashkëpunim edhe më të mirë ekonomik në shumë fusha, në të mirë të qytetarët”, tha Vuçiç.
Sipas mediave serbe në mesazhin e urimit, Vuçiç ka thënë se po ashtu beson se së bashku mund t’ia dalin me sukses në zhvillimin e të gjitha potencialeve të nismës “Ballkani i Hapur"./Xh.Xh/dritare.net