Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vuçiç: Po hetojmë për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Vuçiç: Po hetojmë për shpërthimin në kanalin e

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se autoritetet në Serbi janë duke zhvilluar hetim për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës. Në konferencën për media të mbajtur të dielën, Vuçiçi i ka hedhur poshtë akuzat e institucioneve të Kosovës se pas këtij sulmi qëndron Serbia.

Sipas tij, ka pasur tentativë për sulm hibrid ndaj vendit të tij.

“Jemi më të qetë se ata dhe do të insistojmë më shumë. Në valën e parë ata akuzuan Beogradin dhe Serbinë, jo serbët, teksa Beogradi dhe Serbia nuk ja kishin idenë. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, është shprehur ai. “Kemi disa dyshime të caktuara, por hetimi do të tregojë se kush e ka urdhëruar. Mendoj se kemi disa njohuri për atë se kush mund të jetë kryerësi”, ka shtuar Vuçiqi, raportoi mediumi serb “Danas”./K.C/dritare.net