Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vuçiç letër KFOR: Po i ndihmoni shqiptarët të shtypin serbët!

Vuçiç letër KFOR: Po i ndihmoni shqiptarët të

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç thotë se KFOR po ndihmon shqiptarët të shtypin serbët. Këtë deklaroi presidenti i Serbisë së fundmi, ndërsa iu referua njoftimit të misionit të NATO-s në Kosovë, se nuk do të lejojë ngritje të barrikadave në veri të Kosovës. Ai tha se do t’i paraqesë qëndrimet e tij në një letër drejtuar KFOR në ditët e ardhshme.

“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçiç së fundmi.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári tha ditët e fundit se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare më nuk do të lejojnë vendosjen e barrikadave.

Më herët, nga ky mision ka paralajmëruar se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë. Vuçiç sqaroi se ai do t’ia dërgojë letrën KFOR-it pasi të zhvillojë bisedime me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. Ata do të takohen në Beograd me zyrtarët serbë sot më 25 gusht./L.F-dritare.net