Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vuçiç: Kurti në Tetovë promovoi Shqipërinë e Madhe, kërkon trazira!

Vuçiç: Kurti në Tetovë promovoi Shqipërinë e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me vizitën e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, ku sipas tij ku i fundit aty “ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe”.

Vuçi për mediat serbe ka thënë se Kuri u prezantua si kryeministër i gjithë shqiptarëve dhe se po përpiqet të trazojë trazira në mënyrë të heshtur.

“Ajo që ndodhi në Maqedoninë e Veriut ishte skandal i skandaleve. Aty u promovua ideja e ‘Shqipërisë së madhe’, u theksuan simbolet e saja, e Kurti u prezantua si kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe kryeministër i Tetovës.

Përpjekjet e Kurtit për të të krijuar trazira, po marrin mbështetje të heshtur nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Ne duhet të përpiqemi të mbrojmë popullin dhe vendin tonë, të ruajmë paqen, të pranojmë kompromise, të bëjmë lëshime kur është e mundur, por gjithmonë ta forcojmë ushtrinë tonë”, tha Vuçiç./M.K-dritare.net