Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vuçiç i prerë: Nuk e njohim Kosovën!

Vuçiç i prerë: Nuk e njohim Kosovën!

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të premten se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Një postim në Instagram gjatë takimit të tij me të dërguarit evropianë tha se ata po flisnin për të ardhmen e Serbisë dhe nuk do të ketë asnjë njohje të Kosovës!

Në postim, sipas N1, thuhej se Vuçiç po fliste me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe këshilltarët e presidentit francez dhe kancelarit gjerman Emanuel Bonne dhe Jens Ploetner.

Në postim thuhej se ai është gjithmonë i gatshëm për zgjidhje kompromisi në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

"Nuk dorezohem! Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiç./M.K/dritare.net