
Vuçiç betohet për herë të dytë si President: Do bëj gjithë përpjekjet e mia që të ruaj Kosovën si pjesë të Serbisë!
Dritare.net
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u betua ditën e sotme në parlament për mandatin e tij të dytë presidencial.
Me dorën e djathtë në Kushtetutën e Serbisë dhe Ungjillin e Miroslavit, libri më i vjetër serb, Vuçiç bëri betimin për marrjen e detyrës. Ajo që të bën përshtupje është se në fjalën e tij Vuçiç thotë se do të bëjë gjithçka që ta mbajë Ksovën si pjesë të Serbisë.
“Betohem se do t'i kushtoj të gjitha forcat e mia për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën si pjesë integrale të saj, si dhe ushtrimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutën dhe ligjin dhe ruajtjen e paqes dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se do t'i kryej të gjitha detyrat e mia me ndërgjegje dhe përgjegjësi”, tha Vuçiç.
Vuçiç më pas nënshkroi betimin, i cili u prit me duartrokitje nga deputetët dhe të ftuarit në ceremoninë e betimit. Sipas një raporti të lëshuar nga komisioni kombëtar i zgjedhjeve, Vuçiç fitoi 2,224,914 vota në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit./M.K/dritare.net

















