Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasja e Liridonës, flet vëllai i të arrestuarit: Jemi të shokuar, u rritëm bashkë!

Vrasja e Liridonës, flet vëllai i të arrestuarit: Jemi të

Tre persona janë arrestuar si të cilët kanë bashkëpunuar në vrasjen e Liridona Murselit, 33-vjeçares nga Kosova.

Mes tyre është arrestuar bashkëshorti i viktimës, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Vëllai i Kushtrimit, Kanon Kokalla i cili është efektiv i policisë së Kosovës ka treguar se familja e tij është tronditur nga ngjarja.

“Jemi të shokuar! Por një gjë ta garantoj, se vëllai im në natën kritike, ka qenë në shtëpi. Tjetër gjë nuk di. Vallahi nuk e besoj! Ai ka qenë shumë i lidhur me të (Liridonën). Se ne jemi shumë të lidhur familjarisht. Ne jemi rritë bashkë me Liridonën! Tre familje jemi ekstrem keq. Të shokuar. Si familjarët e Liridonës, si prindërit e Naimit, si ne, komplet jemi të shokuar. Po na duket si ëndërr e s’po mundemi me besu. Përpos nëse çmendesh, se nuk ka kurrfarë arsye një njëri me e bë atë send”, ka deklaruar ai./M.K-dritare.net