Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vrasja e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit në Deçan, prokurori jep detaje për sulmin misterioz

Vrasja e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit në

Kanë kaluar tre ditë nga vrasja misterioze e tre personave në Gllogjan dhe ende nuk ka të arrestuar e as të dyshuar për këtë ngjarje.

Policia e Kosovës ka përjashtuar mundësinë që ky akt të jetë veprim terrorist.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit është në fazën fillestare të hetimit. Deri më tani ky krim juridikisht është cilësuar vetëm si vrasje e rëndë.

Ndërsa Prokuroria e Pejës ka arritur të identifikojë një detaj sa i përket armës me të cilën është kryer krimi.

“Në bazë të gëzhojave që janë gjendur ne mund të japin një supozim. Si informatë fillestare dhe në bazë të gëzhojave të gjendura, janë zbrazur diku gjashtë apo shtatë plumba”, ka deklaruar kryeprokurori Agim Kurmehej./Dritare.net