
Voton Albin Kurti: Qytetarët të shfrytëzojnë këtë moment demokracie!
Dritare.net

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka votuar. Pas kësaj Kurti ka mbajtur një deklaratë për mediat duke bërë thirrje që qytetarët të shkojnë drejt kutive të votimit.
Sipas tij, qeveria e tij do të punojë ngushtë me komunat e Kosovës. Duke u ndalur të bashkëpunimi i qeverisë dhe pushtetit vendor, Kurti ka theksuar se vitet e ardhshme do të jenë të mbara.
“Si qytetar i Republikës ushtrova të drejtën për të votuar në këto zgjedhje të lira. Qytetarët në Kosovë sot vendosin se kush do të jenë udhëheqësit e tyre. Inkurajoj të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë moment demokracie. Si kryeministër unë bashkë me qeverinë tonë do të punojmë në fuqizimin komunave. 4 vite të mbara, të mira i presin qytetarët anekënd Kosovës ku ata jetojnë dhe punojnë”, tha Kurti./M.M-dritare.net

















