Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Votohet qeveria në Kosovë. Albin Kurti, kryeministër!

Votohet qeveria në Kosovë. Albin Kurti, kryeministër!

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota pro dhe 30 vota kundër, ka votuar qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Kabineti është votuar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të zhvilluar sot menjëherë pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kosovës. Para se të votohej qeveria, Kurti prezantoi në Kuvend kabinetin qeveritar./M.M-dritare.net