Na ndiqni edhe në

Kosova

Vjosa Osmani: Thaçi, mos fol në emrin tim!

Vjosa Osmani: Thaçi, mos fol në emrin tim!

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reguar pas deklaratave të Hashim Thaçit se 91 deputetë janë pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje.

Osmani shprehet se Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve dhe në emrin e saj. Ajo i ka bërë thirrje presidentit të Kosovës të mos flasë në emrin e saj dhe as në emër të mijëra qytetarëve.

Si sot 7 vite më parë, Thaci solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen. #JoNëEmrinTim", shkruan Osmani./E.B-dritare.net