Vjosa Osmani reagon sërish: Keqardhje, si si u trajtua incidenti në Shkup!
E Martë 6 Gusht 2024, 15:03
Dritare.net
Vjosa Osmani ka reaguar sërish në lidhje me incidentin që i ndodhi disa ditë më parë në aaeroportin Shkupit.
Presidentja kërkon të merren masa nga shteti fqinj, ku thekson se janë shkelur rregullat ndërkombëtare gjatë incidentit.
"Mënyra se si u trajtua incidenti në Shkup gjatë konferencës për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës.
Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës", shprehet presidenca./ M.K-dritare.net