
Vjosa Osmani: Ndëshkohen me ligj ata që thonë nuk ka koronavirus!
Dritare.net
Kosova është duke përgatitur një ligj përmes së cilit do të sanksionohen të gjithë ata që nuk zbatojnë masat e vendosura dhe për ata që thonë nuk kanë virus, e që me teoritë e tyre shkaktojnë dëm në shoqëri. Lajmin ka bërë të ditur, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Me këtë ligj do të sankionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar. Më në fund për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga panddemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave, e vendosin shëndetin para politikave. Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë. Ky ligj ka për qëllim që nëpërjmet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë.”, shprehet Osmani./K.C/dritare.net

















