Video/ Deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë
Dritare.net
Në Kosovë, gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka derdhur në fytyrë një gotë me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit. Kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur pas debateve mes dy politkanëve, ku ministri e akuzoi Musliun si të korruptuar.
“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci. Ndërkohë ministrja teksa i ka derdhur ujin në fytyrë e ka quajtur ministrin rrugaç.
“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, tha Musliu. “Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci./Dritare.net