Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vetëvendosje nis festën

Vetëvendosje nis festën

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën para zyrave të saj në Prishtinë, ku janë mbledhur disa simpatizantë që po hedhin fishekzjarrë. Aty s’janë parë prezentë zyrtarë të kësaj partie.

Ndërkohë, zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores”.

Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, ka thënë ai./dritare.net