Vetëm 1 vjeç, fëmija në Kosovë mbytet në pishinë!
E Martë 5 Korrik 2022, 08:08
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në komunën e Drenasit, në Kosovë, ku një fëmijë njëvjeçar është mbytur, pasi ka rënë në pishinë në fshatin Likoshan.
Rastin e ka bërë të ditur drejtori i QKMF-së në, Ismet Bogiqi. Bogiqi deklaroi se vdekjen e fëmijës e ka konstatuar ekipi i mjekëve nga Qendra e Mjekësisë Familje në Drenas.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.
Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq, ende nuk dihen detajet e tjera të ngjarjes./M.K/dritare.net