Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Vendimi/ Qeveria mbyll qendrën “Orenda” në Pejë ku u dhunua e moshuara!

Vendimi/ Qeveria mbyll qendrën “Orenda” në Pejë ku u

Ministria e Financave twë Kosovës ka njoftuar se ka hequr licensën për qendrën “Orenda” në Pejë ku edhe ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj të moshuarës që qëndronte aty.

Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe janë dhënë 24 orë afat për t’i njoftuar familjarët.

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, Komisioni Licencues ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale./M.K/dritare.net