
10 ditë karantinë/Nga 2 janari, Mali i Zi ndryshon rregullat antikovid!
Dritare.net
Në Mal të Zi, rritet numri i të infektuarve me variantin e ri Omicron ka pësuar rritje drastike dhe qeveria ka vendosur ashpërsimin e rregullave të hyrjes në vend.
Autoritetet shëndetësore malazeze kanë njoftuar në një konferencë të jashtëzakonshme se nga 2 janari 2022 në Mal të Zi do të kërkohet në të gjitha pikat kufitare së bashku me konfirmimin e vaksinimit edhe testi PCR negativ, ose testi i shpejtë i antigjenit.
Për qytetarët malazezë dhe të huajt nuk mjafton vetëm certifikata e vaksinimit. Për të hyrë në Malin e Zi, pavarësisht nga cila pikë kufitare, ata duhet të dëshmojnë edhe se nuk ka kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, tha se shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt mund të hyjnë në vend edhe pa këto dëshmi, por duhet të vetëizolohen për 10 ditë. Ky vetëizolim mund të ndërpritet jo më heret se tri ditë pas një testi negativ për Covid-19./M.M-dritare.net

















