
Vaksinimi në Kosovë/Enver Hoxhaj: Pasqyra e një qeverisje që nuk ndihmon dot qytetarët e saj. E dhimbshme!
Dritare.net
Radhë të gjata të moshuarish janë krijuar sot në një qendër vaksinimi në Kosovë. Kreu i PDK bëri një reagim në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se situata e sotme është pasojë i një procesi të paorganizuar nga qeveria.
“Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizojë një proces të thjeshtë vaksinimi.
Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme”, shkruan Hoxhaj./L.F-dritare.net

















