Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tragjedia në Tetovë, jep dorëheqjen zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut!

Tragjedia në Tetovë, jep dorëheqjen zëvendësministri i

Zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqjen. Ky vendim i tij vjen pas tragjedisë në spitalin Covid në Tetovë i cili u përfshi nga flakët, e për pasojë ndërruan jetë 14 persona e dhjetëra u plagosën.

“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqjen si akti më i lartë moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat e vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”- shkruan Hasani./L.F-dritare.net