Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Torturoi për vdekje 18-vjeçaren, ish dhëndri kërcënon nënën: Nëse flet, kam punë me vajzën tjetër!

Torturoi për vdekje 18-vjeçaren, ish dhëndri kërcënon

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Ferizaj, në gusht të 2021-it, ku 18-vjeçarja Marigona Osmanit u vra nga i dashuri i saj, vazhdon të ketë zhvillime. Së fundi, nëna e të ndjerës është kërcënuar nga ish-dhëndrit në rrjetet sociale.

Sipas një bisede të publikuar, Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit i ka shkruar nënës së kësaj të fundit duke i thënë se nëse flasin në gjykatë do të ketë punë më vajzën tjetër.

Ai ka tentuar ti shkruaj edhe motrës së Marigonës, me të njëjtin profil në rrjetet sociale.

Familja e të ndjerës e kanë konfirmuar që bisedat janë të vërteta por nuk kanë pranuar të flasin më tej pasi janë frikësuar se kërcënime të tilla mund të ndodhin sërish.

Në lidhje me rastin, ka folur vetëm avokati i familjes, Gazmend Rexhepi, duke thënë se është informuar nga nëna e të ndjerës për mesazhet.

“Dje jam njoftuar nga Valdete Osmani, nëna e të ndjerës Marigonës për disa sms, mesazhe përmes një rrjeti social, që janë edhe ofenduese edhe kërcënues dhe unë e kam sugjeruar me raportuar rastin në polici”, ka thënë Rexhepi./Xh.Xh/dritare.net