Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Thoshte se kishte shëruar Schumacher/ Mjeku mashtrues u solli vdekjen 12 pacientëve në Greqi!

Thoshte se kishte shëruar Schumacher/ Mjeku mashtrues u solli vdekjen 12

Nikos Kontostathis, i cili hiqej si mjek në Greqi, ka dalë përpara Gjykatës ku akuzohet për 12 vrasje dhe 14 tentativa për vrasje tek pacientët me sëmundje kritike.

49-vjeçari u shfaqej atyre si “Dr. Kontos” dhe tha para gjykatës se ishte një i krishterë i devotshëm që përdorte dhuratën që Zoti i kishte falur atij.

“Unë nuk jam vrasës, jam njeri që jep. Nuk i kam premtuar askujt që mund të shërohet me barishte nga sëmundjet e pashërueshme. Unë besoja dhe besoj ende se njeriu mund të shërohet nga fuqia e Zotit. Unë besoj se ka një bar për çdo sëmundje që mund ta shërojë atë, Zoti që është mbi ju e ka thënë këtë. Zoti zgjedh kush do të jetojë dhe kush do të vdesë”, ka thënë ai para gjykatës.

Thoshte se kishte shëruar Schumacher/ Mjeku mashtrues u solli vdekjen 12

Ai tha se Zoti i kishte dhënë një dhuratë, njohjen e mirë të barërave dhe se mëkati i vetëm i tij ishte se ai kurrë nuk e mohoi statusin e mjekut të shquar në Amerikë që u përhap rastësisht për të.

“Bëra një gabim. Kur fama ime doli nga mali Athos, dikush më kërkoi, gjeti një mjek me të njëjtin emër në Amerikë dhe përhapi fjalën se ky jam unë. Nga egoizmi dhe krenaria e lashë dhe nuk e mohova, ky është gabimi më i madh i jetës sime”, tha ai.

Kontostathis mohoi se ishte mashtrues dhe se i shfrytëzonte financiarisht viktimat e tij. Në fakt, duke iu përgjigjur një pyetjeje për profesionin e tij, 49-vjeçari është deklaruar “pilot-biznesmen”. Për të bindur se ai nuk synonte përfitime financiare “njerëzit për të cilët mjekësia konvencionale nuk kishte më asgjë për të ofruar”, ai i tha gjykatës se në shumë raste nuk kishte marrë asnjë shumë parash dhe as nuk kishte kërkuar, frazë kjo që shkaktoi reagime te të pranishmit, nga persona që vetë apo të afërmit e tyre kanë vuajtur nga “trajtimet” e të pandehurit.

“Çfarë thotë ai?”- disa u çuditën me zë të lartë kur dëgjuan deklaratën nga i akuzuari.

Zonja Tatiana e cila vuante nga artriti kronik tha se në vitin 2018 u takua me mjekun fallco, në Makrinicë të Pelionit, me shpresën se do t’i bënte mirë asaj dhe bashkëshortit të saj. Sot ajo thotë se është me fat që nuk rrezikoi të humbiste jetën nga këshillat e tij mjekësore. Ajo tha se sapo e takoi ai i tha se kishte shëruar Rockefeller-in dhe Schumacher-in.

“Ai na ishte prezantuar nga disa miq të familjes që ishin klientë të tij. E takova për herë të parë në një kafene në Makrinicë. Ai na kishte lënë një takim atje dhe më pas na çoi matanë rrugës në një dyqan barishtesh për të blerë hithra dhe gjembaç. Edhe këto na janë dhënë në sasi të gabuara që mund të na kishin dëmtuar. Na u prezantua si Kontos, jo Kontostathis. Ai na tha se kishte shëruar Rokfelerin dhe Schumacherin dhe se kishte si paciente gruan e një pronari të njohur anijesh. E kishim parë në televizor dhe ishim disi të hutuar në fillim kur morëm vesh se ai po na mashtronte“, tregon gruaja nga Pelioni për 48 -vjeçarin që reklamohej si mjek, duke u kërkuar pacientëve hallexhinj nga 800 euro për 4 takime.

Thoshte se kishte shëruar Schumacher/ Mjeku mashtrues u solli vdekjen 12

Lidhur me titullin e përdorimit të tij “Doktor” në onkologji, Kontostathisai tha për shkak se njohuritë e tij e ndihmuan, u krijua një reputacion për emrin e tij.

“Në të gjitha manastiret mjekësia që ata praktikojnë janë me barishte.Aty fillova të mësoj barishtet nga stërgjyshi im. Ai kishte studiuar mjekësi jashtë vendit. Mbaj mend që si fëmijë kisha imazhe të gjyshit tim, me miqtë e tij që njerëzit vinin t'i trajtonin me barishte. Më kapi për dore dhe më mësoi për barishtet. Në të njëjtën kohë, që në moshën dhjetëvjeçare fillova të shkoj në Malin Athos. Aty, siç e dini, përdorin barishte. Aty kam shkëmbyer njohuri me murgjit.”, tha ai.

Ai shprehu gjithashtu besimin e tij për ndërhyrjen hyjnore në rastet e sëmundjeve të pashërueshme për të cilat shkenca nuk ka arritur asgjë. Siç tha ai, shenjtorët modernë janë shfaqur dhe kanë kryer mrekulli dhe kanë shëruar njerëz.

"Unë besoj se Zoti mund të shërojë çdo gjë. Unë besova dhe u thashë se zgjidhja është Zoti. Zoti së bashku me barërat mund të shëroj” tha ai duke theksuar se terapia bimore është e njohur nga OBSH dhe Bashkimi Evropian, të cilët i quajnë preparatet e terapisë ilaçe bimore./M.K/dritare.net