
Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarr hapat e fundit për formimin e qeverisë së re!
E Diel 19 Prill 2020, 16:04
Dritare.net
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter është shprehur se javën që vjen do të ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për formimin e qeverisë.
Thaçi shkruan se tarifat dhe reciprociteti duhet të hiqen për të forcuar mbështetjen e ShBA-së dhe të BE-së për Kosovën.
Ja postimi!
“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e ShBA dhe BE për Kosovën.”/K.C/dritare.net

















