Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tesionet në Veri, Kurti: Ja kushtet për nisjen e negociatave me Serbinë!

Tesionet në Veri, Kurti: Ja kushtet për nisjen e negociatave me

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Veri dhe masat ndëshkuese të BE-së, ku gjatë mbledhjes me qeverinë e tij është shprehur se nuk mund të ketë asnjë negociatë me Serbinë nëse nuk do të jenë në pozicione të barabarta.

Kurti tha se në 4 komunat në Veri do të mbahen zgjedhje të reja por duhet që situata të qetësohet dhe të sigurohet se vota e qytetarevë nuk do të preket.

Lidhur me masat ndëshkuese ndaj Kosovës, lideri ka thënë se këto janë të përkohshme dhe se pret që me Serbinë të nisin sa më shpejt negociatat për shtensionim të situatës në Veri.

“Pika e parë, ka të bëjë me reduktimin e ¼ të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre. Ata do të zhvendosen diku tjetër në po ato komuna dhe do të vazhdojnë detyrën atje ku ka nevojë më shumë për ta meqenëse konsiderojmë se pranë ndërtesave komunale situata tash e dy javë është më e qetë.

Ne kemi shprehur përkushtimin tonë që të sigurohet baza ligjore për të mundësuar organizimin e zgjedhjeve të parakohshme komunale. Për këtë duhet të sigurohet ambienti që mundëson fushatën e mirëfillti, pluralizëm politik, pjesëmarrjen e komuniteteve dhe që siguron paprekshmërinë e votës. Nuk mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit sepse ajo do të cenonte demokracinë.

Së dyti që marrëveshja duhet të zbatohet në plotin gjë që me gjasë ende nuk është e qartë për njërën nga palët. Së treti që zbatimi i neneve të marrëveshjes nuk mund të kushtëzohet dhe së katërti që të dyja palët duhet të kenë mundësinë të negociojnë nga pozicione të barabarta gjë që është cenuar nga vendosja e masave të përkohshme kundër Kosovës nga BE-ja”, tha Kurti./dritare.net