
Tensionohet situata në Zveçan, digjet një veturë dhe dëgjohen të shtëna me armë
Dritare.net
Në këto momente situata tek objekti i Komunës së Zveçanit në veri të Kosovës është tensionuar.
Pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar nga protestuesit të largohen nga dy autoblinda të Policisë së Kosovës, të cilat i kanë blookuar në mes të turmës, por ata kanë refuzuar. Për t’i shpërndarë KFOR-i ka hedhur gaz lotsjellës dhe pas kësaj protestuesit kanë nisur të hedhin shok-bomba dhe shishe në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it.
Gazetari i KOHËS, Fitim Gashi ka thënë se gazetarët janë vendosur në një lokal pasi vazhdimisht ka gjuajtje me shok-bomba dhe mjete të forta në drejtim të KFOR-it nga ana e protestuesve. Ai ka raportuar se është djegur një veturë e Policisë së Kosovës, e janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri të cilat nuk dihen se nga kanë ardhur. KFOR-i ka krijuar një kordon në hyrje të komunës.
Pas këtij konfrontimi protestuesit janë larguar dhe po qëndrojnë më larg nga objekti i Komunës. Ndërkohë që edhe protesta e serbëve para objektit të Komunës së Leposaviqit është duke vazhduar.
Protestuesit nuk u janë përgjigjur thirrjeve për të KFOR-it për t’u shpërndarë në mënyrë të qetë./koha.net

















