Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Tensione në Veri/ Milord Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë!

Tensione në Veri/ Milord Dodik: Serbia ka të drejtë të

Anëtari serb i presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe lider i Aleancës së Social-Demokratëve të Pavarur, Milord Dodik, deklaroi pas tensioneve për targat në veri të Kosovës tha se Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë.

Dodik akuzoi kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se ka kërcënuar sigurinë e serbëve në Kosovë me vendimin për reciprocitetin e targave.

“Lëvizjet e njëanshme dhe të papërgjegjshme të Albin Kurtit kërcënuan sigurinë e serbëve në Kosovë. Sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë“, u shpreh Milorad Dodik.

Dodik deklaroi në Twitter se në Republika Sërpska mbështesin plotësisht dhe fuqishëm udhëheqjen e Serbisë në përpjekjet e saj për uljen e tensioneve dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes dialogut dhe në këtë mënyrë për të mbrojtur të drejtat e popullit serb.

Vendimi i qeverisë së Kosovës për të vendosur rregulla të reja, duke përfshirë zëvendësimin e targave serbe me ato kosovare, çoi në përplasje pasditen e së dielës në Kosovë, ku u vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak./M.K/dritare.net