Tensione në kufirin mes Kosovës e Serbisë, gazetari britanik: Ushtria serbe po i afrohet kufijve të Kosovës
Dritare.net
Gazetari britanik Tim Judah, i cili është një njohës mjaft i mirë i çështjeve të Ballkanit, thotë se gjendja në veriun e Kosovës mund të tensionohet pasi në kufi po grumbullohen shumë forca të armatosura. Korrespondenti i ‘The Economist’, ka postuar në Twitter videon e një banori serb të zonës, i cili ka filmuar lëvizjet e Brigadës speciale 72 të ushtrisë serbe pranë Novi Pazarit.
“Ushtria serbe raportohet se është duke ju afruar kufijve të Kosovës dhe Policia kosovare tashmë ka zbarkuar në veri. E gjithë kjo pasi qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për targat serbe ashtu siç ka bërë Serbia me ato të Kosovës. Shtyrja e bërrylave Vuçiç-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka shkruar gazetari britanik në Twitter./Dritare.net