Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Takimi me Ramën/ Pse erdhi Albin Kurti në Tiranë!

Takimi me Ramën/ Pse erdhi Albin Kurti në Tiranë!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka lënë përgjysmë një konferencë për mediat për t’u nisur drejt Tiranës, në takim me Kryeministrin Edi Rama.

Ai, personalisht, tha se doli diçka urgjente kur doli nervoz pas një takimi me kryegrevistin, Rrahman Jasharaj por nuk dha detaje se ku po nisej. Megjithatë ja çfarë mendohet se mund ta ketë sjellë takimin.

Të martën është bërë e ditur se më 12 tetor Kryeministri Rama do t’i drejtohet, Këshillit të Evropës, për raportin e Dick Marty, në lidhje akuzat e trafikimit të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Në seancën e fundit plenare të sesionit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro rezolutën kundër raportit të Dick Marty për trafik organesh nga drejtuesit e UÇK. Rezoluta kundër Dick Marty më pas iu përcoll Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës duke i kërkuar zyrtarisht Asamblesë Parlamentare që të rishikojë Rezolutën 1782 (2011) dhe të shpallen të pabazuara akuzat për udhëheqësit e UÇK-së.

Takimi me Ramën/ Pse erdhi Albin Kurti në Tiranë!

Po ashtu, ditëve të fundit dy vendet janë përballur me sulme kibernetike. Shqipëria për këtë ka këputur marrëdhëniet me Iranin. Ndërsa, Kosova nuk e ka emëruar ende fajtorin. Po të njëjtën ditë kur Kryeministri Kurti shkoi në Tiranë, Qeveria e Kosovës doli me një njoftim se “në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit”. Njohësit e kibernetikës thanë se sulmet ndaj Kosovës dhe Shqipërisë po ndodhin nga vende të njëtja.

Një arsye tjetër për të cilën Kurti mund të ketë shkuar në Tiranë është edhe marrëveshja Kosovë -Serbi, e cila po kërkohet që të ndodhë shpejt. Në Prishtinë dhe Beograd kanë qëndruar dy zyrtarë të lartë të Francës e Gjermanisë, të cilët po kërkojnë marrëveshje mes dy vendeve.

Hera e fundit kur janë takuar Kryeministri Kurti e Edi Rama është mbledhja e përbashkët e dy qeverive, më 20 qershor./M.K/dritare.net