Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë!

Stoltenberg telefonon Vuçiçin: NATO do të ndërhyjë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i përcolli njw mesazh presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në lidhje me tensionet e fundit në veri të Kosovës për shkak të reciprocitetit të targave.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije se ka kryer një bisedë telefonike me Vuçiçin, ku kanë folur rreth tensioneve në veri të Kosovës. Ai shkruann se NATO është e gatshme të ndërhyjë në rast se cënohet stabiliteti në Kosovë.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkruan Jens Stoltenberg.

Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti më 2 gusht, ku ka bërë thirrje që të gjithë palët të ruajnë qetësinë dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Reagimet e Stoltenberg vijnë pas tensioneve në veri të Kosovës më 31 gusht, ku serbët lokalë vendosën barrikada, duke bllokuar rrugët që çonin në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, si edhe sulmuan policinë. Ata morën shkas nga marrëveshja për reciprocitetin e targave që supozohej të hynte në fuqi më 1 gusht.

Por, për shkak të tensioneve, Kurti vendosi që të shtyjë një muaj zbatimin e vendimit për masat e reciprocitetit lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe. Vendimi për shtyrjen e zbatimit për reciprocitetin, u mor pak pas mesnate, pas takimit të udhëheqësve të Kosovës me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier i cili kërkoi një shtyrje 30 ditëshe, deri më 1 shtator./M.K/dritare.net