Qytetarët e Kosovës votojnë sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. E para që votoi sot ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Qendrat e votimit u hapën në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.794.862 qytetarë, të cilët do të mund të votojnë në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime në 38 komunat e Kosovës. Këtë vit, KQZ-ja ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut. K.C/dritare.net