Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sot dita e fundit për largimin e strukturave ilegale nga Mitrovica, serbët nuk tërhiqen

Sot dita e fundit për largimin e strukturave ilegale nga Mitrovica,

Edhe pse u ka përfunduar orari i punës, zyrtarët serbë të katër institucioneve ilegale serbe ende nuk janë larguar nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve.

Komuna e Mitrovicës së Veriut me anë të një vendimi, ekzekutimi i të cilit para dy javësh ishte shtyrë për sot (8 shtator), u ka kërkuar zyrtarëve ilegalë serbë që të largohen nga objekti, pasi sipas tyre ai i përket Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Atyre u është dërguar edhe ushqim.


Inspektorati komunal u kishte dërguar nëpunësve, që aty punojnë nën administratën e Serbisë, paralajmërim që t’i lironin zyrat.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian kishte reaguar duke thënë se vendimi i autoriteteve komunale ishte në kundërshtim me përpjekjet për shtensionimin e situatës në veri./K.C/dritare.net