
Si është situata me Covid-19 në Kosovë? Ja sa viktima dhe infektime pati në 24 orë!
E Diel 11 Tetor 2020, 15:03
Dritare.net
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar dy viktima nga Covid-19. Janë shëruar 53 persona me koronavirus, ndërsa janë regjistruar 49 raste të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 680 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 49, ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura."- njofton Zemaj./K.C/dritare.net

















