
Shqiptari qëllon ukrainasen në Berlin me sëpatë/ Policia i merr jetën!
E Diel 4 Shtator 2022, 18:06
Dritare.net
Një 23-vjeçar ka vrarë një grua me sëpatë në një apartament në Berlin herët në mëngjes, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia gjermane.
Policia tha se ata u thirrën në një apartament në lagjen Lichtenberg të Berlinit pak para orës 8 të mëngjesit. Ndërsa mbërritën, ata panë një burrë që godiste një grua me sëpatë.
Sipas një deklarate të policisë, oficerët qëlluan dhe vranë të dyshuarin. Viktima nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia është ende duke hetuar krimin. Ata ende nuk kanë dhënë detaje për motivin e sulmit.
Sipas informacioneve të para gruaja është ukrainase, ndërsa 23-vjeçari është shqiptar nga Kosova. Marrëdhënia mes autorit dhe viktimës është ende e paqartë./APinternational/M.K/dritare.net

















