Shifra tragjike në Kosovë/ Në 24 orë, 6 viktima nga Covid-19
E Shtunë 4 Korrik 2020, 20:08
Dritare.net
Kosova vijon të shënojë rritje të rasteve me Covid-19. Por në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 6 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 64. Pacientët që kanë vdekur sot, përveç infeksionit Covid-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Klinikën Infektive./K.C/dritare.net