Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Sherri në Prishtinë, ky është 39-vjeçari që humbi jetën nga të shtënat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mesnatës në Prishtinë, ku si pasojë e një konflikti dhe përplasjes me armë mbetën të plagosur 17 persona dhe 1 person humbi jetën.

Mediat kosovare kanë publikuar foton e viktimës, 39-vjeçari i cili humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarr i identifikuar si Kastriot Ramadanim.

Sherri në Prishtinë, ky është 39-vjeçari që

Sipas shefit të repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, 39-vjeçari Kastriot Ramadani për shkak të plagëve të marra në bark, ndërroi jetë në spital orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Nga informacionet që kam nga ekipi kujdestarë i Mjekimit Intensiv, një pacient që ka marrë plagë nga plagosja e mbrëmshme pas intervenimit kirurgjik është sjell për trajtim të mëtutjeshëm në Mjekimin Intensiv. Pacienti në fjalë edhe përkundër të gjithë trajtimit kirurgjik dhe terapisë intensive nuk ka arrit t’iu mbijetoj plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit. Ka qenë i plagosur në regjionin e barkut, mosha e tij 39 vjeç”, tha ai për Telegraf./M.K-dritare.net