
Shembet ura në Patra të Greqisë, 1 i vdekur dhe 8 të plagosur!!
Dritare.net
Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur nga shembja e urës Patra në Greqi, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje për të ndihmuar të paktën 3 perosna që kanë mbetur nën rrënoja.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në orën 12:47, kur ekipi i zjarrfikësve u njoftua për incidentin në urën në Patra të Greqisë, ku për pasojë humbi jetën një perosën dhe u plagosën 8 të tjerë.
Me të marrë njoftimin 35 zjarrfikës me 12 automjete dhe me avionë, si dhe mjete speciale të shpëtimit shkuan në vendngjarje.
Ndërkohë policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në bypass-in e gjerë të Patrës në të dy drejtimet, drejt Athinës dhe Pirgos si dhe në rrugën Diodorou në Patras.
Ura rezulton të jetë mbyllur që prej datës 20 korrik, me vendim të Drejtorisë së Policisë së Akaisë , për shkak të punimeve dhe rikonstruksioneve më nënkalimet e saj./F.M/dritare.net

















