Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Serbia u tërhoq nga zgjedhjet në Veri, Hovenier: Kosova kishte të drejtë për kushtet!

Serbia u tërhoq nga zgjedhjet në Veri, Hovenier: Kosova kishte të

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka komentuar mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Hovenier ka theksuar se Kosova si shteti i pavarur dhe sovran ka të drejtë të përcaktojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve nga shtetet e tjera.

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë. SHBA-ja beson fuqishëm se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike. Pra, si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka të drejtë të përcaktojë kushtet me të cilat mbahen zgjedhjet e shteteve të tjera sovrane në territorin e saj”, tha Hovenier./M.K-dritare.net