Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Serbët protestojnë sot në Veri!

Serbët protestojnë sot në Veri!

Qytetarët serbë që jetojnë në Mitrovicën e Veriut do të protestojnë sot, pasi kundërshtojnë vendimin e Kosovës për të ndaluar dinarin. Protesta pritet të nisë në orën 12:00 nga pensionistë serbë.

Lidhur me këtë zhvillim, zëvendësdrejtori i policisë Veton Elshani, ka pohuar se trupat janë në gatishmëri për çdo gjë. Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti është shprehur se Kosova nuk ndalon dinarin serb, por futjen e tij përmes thasëve në kufi.

“Kosova nuk e ndaloi dinarin, ashtu siç nuk e ndaloi as dollarin, as funtën dhe as frangun zviceran. I vetmi ndryshim është se nga 1 shkurti, paratë nuk mund të kalojnë kufirin me thasë, siç nuk mund të bëhet në asnjë shtet demokratik, por mund të vijnë përmes llogarive bankare, të tërhequra në euro”, ka deklaruar Kurti./M.K-dritare.net