Scholz: Marrëveshja me Serbinë duhet të zgjidhë njohjen e Kosovës
Dritare.net
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sot në Kosovë tha se vendi mund të shkojë drejt BE, me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.
Në konferencë për media në Prishtinë, ai ka thënë se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.
“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”, tha Scholz./L.F-dritare/net