Rusia: S'ka perspektivë për stabilizim afatgjatë në veri të Kosovës!
Dritare.net
Rusia ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Veri, ku zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Aleksandar Grushko është shprehur se nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë.
Sipas tij, kryeministri Albin Kurti po dëbon serbët pasi po mbështetet tek ndërkombëtarët duke rritur edhe më tej presionin ndaj Beogradit, për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Uashingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së.
Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, është shprehur Grushko./M.K-dritare.net