
Rriten ndjeshëm rastet e reja me Covid-19 në Kosovë, 14 viktima në 24 orët e fundit!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 16:04
Dritare.net
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë rregjistuar 685 raste të reja me Covid-19 ndërsa 14 pacientë kanë humbur jetën. Lajmi është bërë ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë.
"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.742 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 685 raste pozitive", thuhet në njoftim./M.M-dritare.net

















