
Rrëzimi i qeverisë, Kurti: Nuk më dhimbset vetja apo qeveria, por lënia e popullit mes kësaj pandemie!
Dritare.net
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti. Ky i fundit, gjatë fjalës së tij tha se nuk i dhimbset as vetja dhe as qeveria, nga ajo çfarë po ndodh me këtë mocion, por qytetarët e populli të lënë mes pandemisë së koronavirusit.
“Nuk më dhimbset qeveria e vetja, por njerëzit, qytetarët e populli se çka po iu bëhet nga ky mocion, po e lë pa qeverinë që ai e ka votuar, pa një qeveri që e lufton korrupsionin e së treti po e lëni popullin pa këtë qeveri në javën më të rëndësishme, një menaxhim tonin që është shembull, jo vetëm për vendet e rajonit, sesi menaxhohet përhapja e pandemisë, ky mocion synon ta lë vendin pa qeveri, populli e di që unë nuk e kam mbështetjen e PAN-it po tash edhe të disa deputetëve të LDK-së. Populli ka gjendje të rëndë e tash iu shtua edhe virusi Korona e tash rrezikohen të mbesin pa një Qeveri që punon mirë”, ka thënë Kurti.
/E.B-dritare.net

















