
Rekord viktimash nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje/ Ende nuk ka nisur vaksinimi!
Dritare.net
Një valë e re infektimesh në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjepo po shkakton rritje të numrit të viktimave nga Covid-19. Në 24 orët e fundit, 51 persona humbën jetën në Maqedoninë e Veriut ndërsa Bosnje Hercegovina ka rregjistruar 80 jetë të humbura. Në të dy këto vende, kjo është shifër rekord e vdekjeve që prej fillimit të pandemisë. Pavarësisht situatës, qytetarët në Sarajevë kanë dalë në sheshe duke kërkuar largimin e qeverisë, ndërsa shumë prej tyre mbanin në duar pankarta me emrin “parazitë”.
Në të dyja vendet, mediet lokale, vendosin në dukje kontrastin midis dy vendeve më të suksesshme të rajonit në procesin e vaksnimit, Shqipëria dhe Serbia, krahasuar me vetë ato. Në Shqipëri deri dje,janë shpërndarë 221 mijë vaksina, ndërsa procesi ecën me mesatarisht 20 mijë vaksinime të reja në ditë. Në Maqedoninë e Veriut, aktualisht janë vaksinuar vetëm 15 mijë qytetarë, ndërsa në ditë vaksinohen vetëm 3 mijë qytetarë. Në Bosnje Hercegovinë, janë vaksinuar vetëm 7.400 mjekë dhe nuk ka nisur ende vaksnimi për qytetarët./MM.-dritare.net

















