Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Reciprociteti i targave/ Vuçiç: Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të qëllojnë mbi turmën!

Reciprociteti i targave/ Vuçiç: Të mos u japim asnjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe. Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiç tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt.

"Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren. Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.

Megjithatë, ai shtoi se nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë.

“Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiçit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe. Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia./M.K/dritare.net