Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Reagimi i fortë i Ambasadës së Kosovës në Shkup për incidentin e presidentes Osmani!

Reagimi i fortë i Ambasadës së Kosovës në Shkup

Ambasada e Kosovës në Shkup ka reaguar në lidhje me incidentin që i ndodhi presidentes Vjosa Osmanit.

Përmes një postim në X, Ambasada shkruan:

"Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup përgenjështron në termat më të fuqishëm lajmin në disa portale të RMV se është prononcuar lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit dhe se kinse ka konfirmuar se kjo është nota e parë dërguar autoriteteve.

Informacioni i plasuar është i pasaktë edhe substancialisht. Ambasada bën thirrje që të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës për qëllime të politikës së brendshme në RMV"./ M.K-dritare.net