
Ramush Haradinaj: Populli i Kosovës kishte besim te qeveria e Kurtit, por ai dështoi!
Dritare.net
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, është shprehur se qeveria në Kosovë, me në krye Albin Kurtin, ka dështuar. Ndonëse populli kishte mjaft shpresë, u shpreh Haradinaj, qeveria nuk ia doli të mbante besimin që krijoi në fillim.
“Është koha sfiduese për shkak të pandemisë. Por janë dhe çështjet e shtetësisë dhe dialogu me Serbinë. është një kohë e vështirë për Kosovën. Tani ka pasur një shpresë të madhe në Kosovë që ndryshimet dhe krijimi i një qeverie të re mes LVV-së dhe LDK-së me kryeministër Albin Kurtin që do ishte shpresë për të rinjtë dhe për luftën kundër korrupsionit. Por qeveria dështoi. Dështoi për pritjet dhe humbi besimin e partnerin LDK. Është obligimi ynë të krijojmë qeverinë e re, mos e lëmë vendin pa qeveri. Jam i bindur se është një vetëdije e lartë që duhet të jemi afër opozita dhe mazhoranca sidomos për temat nacionale.
Tani edhe AAK dhe LDK janë parti të qendrës së djathtë dhe kanë pasur kundër ndryshimit të territoreve. Ky është një qëndrim bukur i qëndrueshëm përballë këtij konspiracioni politik.
Ne jemi partneri i 2-të me LDK-në. Partia e dytë më e madhe prej LDK-së. Prej këtij roli atëherë ne ruajmë zv.kryeministrin e parë Besnik Tahirin, është i ri. Udhëheq në procesin e Reformave dhe ka kryer detyra për organizata ndërkombëtare. Kuadër vërtet i mirë. Ministrinë e Jashtme do e drejtojë një zonjë me grada shkencore, nga një universitet me famë botërore si Okfordi.
Ministria e Drejtësisë, është një djalë shumë i mirë. Vjen nga Presheva dhe ata janë martirët e fundit të kombit pasi janë në situatë shumë të vështirë. Njeri që bashkëpunuar shumë me Departamentin e Drejtësisë.
Po ashtu dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik. është Blerim Kuçi, ish- krye komunar etj. Po ashtu edhe Ministria e Arsimit pasi arsimi në Kosovë është shumë keq.
Janë zgjedhje adekuate, dhe besoj se kontributi i tyre do të jetë i vlefshëm për qeverinë”, u shpreh Haradinaj./L.F-dritare.net

















