
Ra në kanal, gjendet i pajetë trupi i 4 vjeçarit!
Dritare.net
Një 4 vjeçar në Kosovë, u zhdukur pasditen e së hënës. I mituri sipas njoftimeve të policisë kishte rënë në kanalin e Ibër- Lepencit, në Mitrovicë. Pas orësh kërkime Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të fëmijës ditën e sotme.
“Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur ta gjejë pa shenja jetë trupin e fëmijës katër vjeçar i cili kishte rënë në kanalin e Ibër-Lepencit në Mitrovicë. Fëmija ishte i raportuar i zhdukur që nga dita e djeshme, ndërsa trupat e FSK-së kanë dalë në vendngjarje dje në orët e vona të pasditës, pas kërkesës së Qendrës së Situatave, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Pas gjetjes së viktimës trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./A.ZH-dritare.net

















