Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Qeveria e Kosovës nuk i lejoi, serbët nisen me autobusë nga Mitrovica për të votuar në Serbi!

Qeveria e Kosovës nuk i lejoi, serbët nisen me autobusë nga

Në Serbi sot mbahen zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Beograd. Janë rreth 6 milionë e gjysmë serbë që do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës.

Në këto zgjedhje, shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garojnë me dy lista dhe pretendojnë të nxjerrin tre deri në katër deputetë.

Aktualisht serbët e veriut po nisen drejt Serbisë me transport të organizuar por nga disa komuna ata po udhëtojnë edhe me veturat e tyre. Mbrëmë në Gjilanit grupe serbësh pritën në radhë për t’u furnizuar me naftë për të shkuar dhe votuar në Serbi.

Ndërkohë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Serbi, më shumë se 6,000 qytetarë shqiptarë që jetojnë në Serbi janë hequr nga listat e votuesve. Një veprim që aktivistët dhe studiuesit thonë se është për bërë për shkak se janë shqiptarë etnikë sipas Euractiv.

Qeveria e Kosovës këtë herë nuk ka lejuar që serbët që jetojnë në Kosovë të votojnë, duke thënë se duan të zbatojnë Kushtetutën e Kosovës. Serbëve iu është dhënë mundësia të votojnë në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, gjë që nuk është pranuar nga Beogradi, i cili ka caktuar dy qendra të votimit për serbët e Kosovës, atë në Rashkë dhe në qytetin e Bujanocit./M.K/dritare.net